Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Forinë të Gostivarit. Rreth orës 16:25, Qendra Emergjente e Gostivarit raportoi për një rast të rrezikshëm në vendin e punës, ku K F 25 vjeç shtetas shqiptar, i angazhuar në punime me dru, pësoi lëndime serioze trupore.
Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, i riu u transferua me urgjencë në Klinikën Nëna Terezë në Shkup për trajtim të specializuar.
Policia dhe organet hetimore kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident.










