Lëvizjes “Arbëria” i është bashkangjitur Ilirjan Arifi, aktivist dhe njohës i politikës ndërkombëtare, i cili sjell përvojën e tijj në fushën e diplomacisë dhe angazhimit qytetar. I lindur në Shkup, Arifi ka përfunduar studimet universitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci Politike në Shqipëri, dhe ka qenë pjesë e disa programeve dhe praktikave profesionale jashtë vendit, në institucione dhe organizata që veprojnë në fushën diplomatike dhe të politikës së jashtme.
Për tetë vite me radhë, Ilirjan Arifi ka qenë pjesë aktive e jetës politike në Shqipëri, duke kontribuar në fushata zgjedhore dhe në proceset e zhvillimit demokratik. Ai njihet si aktivist dhe njëri nga organizatorët e lëvizjeve studentore.
Duke folur për arsyen e përfshirjes së tij në Lëvizjen “Arbëria”, Arifi thotë se iu bashkua jo për t’ju ofruar qytetarëve premtime boshe, por sepse beson thellësisht në nevojën për një qasje të re politike. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë më fjalë, por dinjitet.
Është koha për përfaqësim të drejtë, për barazi reale dhe për një vizion që nuk i shmanget përgjegjësisë për të ardhmen tonë të përbashkët, e ky vision është Lëvizja Arbëria”
Lëvizjes “Arbëria” e mirëpret Ilirjanin si një vlerë të shtuar , e besojnë se angazhimi i tij do të ndihmojë në përforcimin e vizionit për një politikë më të drejtë dhe më të afërt me qytetarët. Lëvizja “Arbëria”, pret që përfshirja e tij të sjellë energji të re dhe ide konkrete për nisma që do të synojnë fuqizimin e shqiptarëve me theks të veçantë, të të rinjve.





