Trendy

Sulm me mjet të mprehtë në punishte në Gostivar – arrestohet 38-vjeçari

Para 8 muaj

Më 24 korrik 2025, rreth orës 15:30, punonjësit e policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar privuan nga liria A.M. (38) nga Gostivari. Arrestimi ndodhi pas një denoncimi nga H.J. (33), i cili raportoi se rreth orës 13:30 ishte sulmuar fizikisht nga A.M. në punishten e tij në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, pas një zënke të shkurtër.

Gjatë sulmit, autori kishte përdorur edhe një send të mprehtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente të Gostivarit. A.M. është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës pas dokumentimit të rastit.

Trending