Trendy

Dehje dhe dhunë, arrestohet i riu në Gostivar

Para 8 muaj

Më 26 korrik 2025, rreth orës 22:50 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin L.M., 25 vjeç. Arrestimi u bë pas raportimit se rreth orës 22:00 ai kishte dëmtuar me forcë fizike automjetin e pasagjerëve të llojit “Dacia” me targa të Gostivarit, në pronësi të ndërmarrjes shtetërore ELEM.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.99 promilë në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse për procedurë të mëtejshme.

Trending