Trendy

Nga fjalët te grushtat – Sulm fizik para një objekti hotelerik në Tetovë

Para 7 muaj

Një incident fizik mes të rinjve është raportuar në policinë e Tetovës më 26 korrik.

Rreth orës 15:30, 20-vjeçari A.SH. nga Tetova paraqiti kallëzim në SPB Tetovë se rreth orës 15:00, para një objekti hotelerik në rrugën “Bllagoja Toska”, pas një zënke verbale, ishte sulmuar fizikisht nga 18-vjeçari A.A., gjithashtu nga Tetova.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Rrethanat e konfliktit dhe motivet pritet të sqarohen gjatë procedurës hetimore.

Trending