Trendy

Konflikt në Gostivar përfundon me përleshje fizike mes dy qytetarëve

Para 8 muaj

Një konflikt verbal mes dy qytetarëve të Gostivarit ka eskaluar në përleshje fizike më 26 korrik, rreth orës 09:50, në rrugën “Nikolla Parapunov”.

Rasti është paraqitur në orën 10:10 në DPB Gostivar nga 40-vjeçari SH.I., i cili ka raportuar se pas një grindjeje verbale ishte sulmuar fizikisht nga H.O., gjithashtu nga Gostivari, ndaj të cilit më pas kishte reaguar me kundërveprim.

Autoritetet policore po ndërmarrin masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Motivet dhe detajet e incidentit janë në fazë hetimi.

Trending