Trendy

Gjendje e qëndrueshme me zjarret, autoritetet arrijnë të shpëtojnë dy persona

Para 8 muaj

Gjendja me zjarret është stabilizuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ka dy zjarre që janë vënë nën kontroll. Ende ka vatër zjarri në Berovë, përkatësisht në malin Goten drejt Maleve të Maleshevës, ku me zjarr janë përfshirë pisha, ah, pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët.

Zjarri i dytë që gjithashtu është nën kontroll është në afërsi të komunës së Dollnenit, në fshatin Strovjë, ku digjet bimësi e ulët.

Policët nga SPB-Shtip dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Lindje morën pjesë në shuarjen e zjarrit në malin Goten dhe Malet e Maleshevës, duke shpëtuar dy persona të cilëve po u rrezikohej jete. Të dy u gjetën në gjendje pa ndjenja dhe, pas ndihmës së parë, u transportuan në spital.

Trending