Më 2 gusht 2025, rreth orës 16:20, në Drejtorinë Policore të Gostivarit është raportuar një aksident trafiku në rrugën lokale për në fshatin Skudrinjë, në hyrje të këtij fshati.
Sipas raportit zyrtar, N.B., 48-vjeçar nga Skudrinjë, duke drejtuar një motoçikletë të markës “Hamachi” pa targa, ka humbur kontrollin e mjeteve dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, N.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku u dërgua për trajtim mjekësor.
Një ekip hetimor nga Drejtoria Policore e Gostivarit ka kryer menjëherë kontrollin në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet për rrethanat e aksidentit.










