Trendy

Drilon Iseni nga OEMVP, bëhet pjesë e kabinetit të Ministrit Durmishi!

Para 8 muaj

Njoftimi i Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi

Nga sot, pjesë e stafit tim në Ministrin e Ekonomisë dhe Punës do të jetë edhe Drilon Iseni edhe atë si Këshilltar Ekonomik.

Driloni është një ekspert me përvojë të gjatë në menaxhim ekzekutiv dhe çështje ligjore, me njohuri të thelluara në politikat ekonomike, të drejtën ndërkombëtare dhe avokimin për bizneset. Gjatë karrierës së tij si Drejtor Ekzekutiv në OEMVP dhe si ekspert i zhvillimit të sektorit privat në projekte të rëndësishme kombëtare dhe rajonale, ai ka udhëhequr reforma institucionale dhe ka kontribuar në iniciativa kyçe për zhvillimin ekonomik.

Të rinjtë janë e ardhmja andaj me përvojën e tij dhe aftësin e tij ne synojmë të ndërtojmë politika efektive, të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të nxisim një rritje të qëndrueshme ekonomike në vend.

Trending