Trendy

E bën për hair edhe Romano: Ardon Jashari është milanist

Para 8 muaj

Pas një periudhe të gjatë negociatash, Milani ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar Ardon Jashari.

Klubi belg ka pranuar ofertën përfundimtare me një pako prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të kryejë testet mjekësore në Milano, sipas gazetarit Fabrizio Romano i cili ka njoftuar në llogarinë e tij në X.

Burime nga brenda klubit Italian e konfirmojnë se Jashari ka qenë i vendosur që nga muaji qershor të bashkohej me projektin e Milanit, duke refuzuar oferta të tjera.

Transferimi i 22-vjeçarit vjen si pjesë e planeve të “kuqezinjve” për përforcimin e repartit të mesfushës për sezonin e ri.

Pritet që prezantimi zyrtar i tij të bëhet në ditët në vijim, pas përfundimit të testeve mjekësore.

Trending