Trendy

“Vraponi, ikni!” – Pamje tronditëse nga momenti kur lumi i baltës përpin gjithçka

Para 8 muaj

Një katastrofë natyrore ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku dhjetra njerëz janë zhdukur me shpejtësi pas vërshimit të ujit.

Sipas BBC katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 rezultojnë të zhdukur. Më shumë se 10 persona janë bllokuar në rrënojat e ndërtesave të rrëmbyera nga përmbytjet.

Por ajo që tronditi ishin edhe pamjet e frikshme të filmuara nga kjo katastrofë natyrore. Sasi të mëdha uji, gurësh dhe balte në një kohë të shkurtër, që shkaktoi një lumë balte që përshkoi fshatin Darali në shtetin e Uttarakhand. Është një fshat turistik me disa hotele dhe bujtina për pelegrinët.

Dëshmitë e banorëve tregojnë se të paktën 20 vende akomodimi u rrëmbyen nga ujërat. Ekipet e ushtrisë dhe të shpëtimit kanë mbërritur në fshat për të gjetur të zhdukurit.

Dëshmitarë okularë në një fshat aty pranë që filmuan pamjet dramatike mund të dëgjohen duke bërtitur, fishkëllyer dhe duke thirrur “vraponi, ikni”, por ishte e vështirë për këdo që të shmangte valën e papritur të baltës.


VIDEON E SHIHNI KËTU

Trending