Zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar L.O., 32 vjeç, nga një fshat i Shkupit, pasi ndaj tij kishte ardhur një kallëzim për kryerjen e akteve seksuale me një vajzë nëntëvjeçare nga i njëjti fshat.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të arrestuarit pritet të ngrihet kallëzim përkatës. Hetimet janë në vazhdim nga autoritetet përkatëse.










