Trendy

‘Gaza është shndërruar në një varrezë’, Guardian nxjerr pamjet nga lart të enklavës palestineze

Para 8 muaj

Rripi i Gazës është shndërruar në një ‘varrezë’, siç dëshmohet në pamjet ekskluzive që ka siguruar The Guardian, filmuar nga ajri më 5 gusht.

Nga lart, Gaza ngjan me rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të zbuluar pas shekujsh harrese. Dikur qytete të gjalla, tashmë janë zhdukur nën goditjet ajrore të ushtrisë izraelite.

Vetëm pak më pak se dy vjet më parë, Gaza ishte një vend i gjallë, me tregje plot njerëz dhe rrugë të mbushura me fëmijë.

Sot, ndërtesat janë rrënuar, rrugët të shkatërruara nga ‘kraterët’ e bombave dhe lagjet tërësisht të rrafshuara.

Ekipi i Guardian-it udhëtoi me një avion ushtarak jordanez, pas njoftimit të Izraelit javën e kaluar për rifillimin e hedhjeve ajrore humanitare në Gaza, përgjigje ndaj presionit në rritje ndërkombëtar për mungesën ekstreme të ushqimit dhe ndihmave mjekësore.

Situata në terren ka arritur nivele të tilla saqë banorët palestinezë po përballen me uri ekstreme.

Pamjet tregojnë hedhjen nga ajri të tre tonëve ndihma, një sasi e mjaftueshme për të përballuar nevojat e një popullsie që po ‘vdes’ nga uria.

Edhe nga një lartësi prej 600 metrash, mund të shihen qartë zonat e shkatërruara nga bombardimet e forcave izraelite (IDF).

Mbi rrënojat e Gazës veriore dhe qytetit të Gazës, peizazhi është i mbuluar nga pluhuri dhe ndërtesat e shkatërruara.

Nga kjo distancë është thuajse e pamundur të shihen banorë, vetëm me një lente prej 400 mm dallohet një grup i vogël njerëzish në mesin e rrënojave e vetmja shenjë jete në një vend që duket i pabanuar.

Forcat e Armatosura të Jordanisë dhe Arabe kanë kryer sot 140 hedhje ajrore të ndihmave humanitare, përveç 293 të tjera në bashkëpunim me vende të tjera, duke dërguar gjithsej 325 tonë ndihma në Gaza që nga rifillimi i operacioneve më 27 korrik,” thuhet në deklaratën e ushtrisë jordaneze.

Trending