Trendy

Dashuria sfidon prangat: Martesë ligjore brenda burgut në Strumicë!

Para 8 muaj

Në Burgun e Sigurisë së Ulët në Strumicë është realizuar një ngjarje e pazakontë – regjistrimi ligjor i martesës së një të dënuari që aktualisht po vuan dënimin me burg. Ky akt është kryer nën kujdesin e drejtorit të institucionit, Zoran Ristov, dhe zëvendësdrejtoreshës, Natasha Lazarova Doneva, si pjesë e përkushtimit për respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe garantimin e sigurisë juridike për të gjithë, pa përjashtim.

Me këtë regjistrim, personi i dënuar fitoi identitet ligjor – një parakusht për të pasur qasje në të drejtat shëndetësore, arsimore dhe sociale, dhe një hap i rëndësishëm drejt risocializimit të tij, njoftoi Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Nga drejtoria shtojnë se ky akt është rezultat i bashkëpunimit të mirë midis administratës së burgut, shërbimeve profesionale dhe institucioneve përkatëse, dhe dëshmon se edhe në sistemin penal ekziston vullnet për humanizëm, përfshirje dhe drejtësi.
(INA)

Trending