Trendy

Kasami: NPK “Sharri” rikthen në jetë burimin e harruar prej 24 vitesh!

Para 8 muaj

NPK “Sharri” rikthen në jetë burimin e harruar prej 24 vitesh! Ujë më shumë, siguri më e madhe për qytetin

Pas një periudhe prej mbi dy dekadash jashtë funksionit, NP “Sharri” ka rikthyer në punë bunarin e fundit të qytetit, duke shtuar në rrjet 15 litra ujë të pastër në sekondë, një burim jetik për periudhën e dimrit. Ky investim strategjik, me vlerë 1.5 milionë denarë, është financuar tërësisht nga ndërmarrja, si pjesë e vizionit për furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë për të gjithë qytetarët.

Gjatë këtij projekti, NPK “Sharri” ka sanuar dhe modernizuar gjithsej 5 bunare në qytet, duke i pajisur me motor inverter të teknologjisë së fundit. Investimi total prej 6 milionë denarë garanton një kapacitet të kombinuar prej 70 litrash ujë në sekondë, duke forcuar ndjeshëm sigurinë e ujit të pijshëm të qytetit në periudhat më të vështira.

NPK “Sharri” u kujdeset që çdo shtëpi të ketë ujë cilësor, të bollshëm dhe të sigurt, çdo ditë, pa ndërprerje!

Trending