Më 09 dhe 10 gusht 2025, në një aksion të përbashkët të SPB Tetovë dhe Njësisë Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Njerëz – Shkup, u zhvillua një kontroll i gjerë në dy objekte hotelier në zonën e Zhelinës dhe Tetovës.
Në pronësi të J.F. (48) nga Zhelina dhe menaxhuar nga I.A. (22) nga Tetova, këto objekte u vunë nën hetim pasi gjatë kontrollit u gjetën 30 femra nga vende të ndryshme si Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia.
Sipas policisë, këto gra dyshohet se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik duke qëndruar në vend në kundërshtim me qëllimin e lejuar nga ligji.
Të ndaluarat u morën në stacionin policor për sqarime të mëtejshme, ndërsa ndaj tyre, pronarit dhe menaxherit do të fillojnë procedurat ligjore përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit.
Operacioni hedh dritë mbi rrjetet që shfrytëzojnë qëndrimin turistik për qëllime të paligjshme dhe tregon angazhimin e forcave të rendit për luftimin e këtyre dukurive.










