Trendy

Alarm i kuq: 22 zjarre në hapësira të hapura vetëm sot në Maqedoni

Para 8 muaj

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, deri në orën 9:00 të mëngjesit, janë regjistruar 22 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut. Nga këto, 21 janë shuar, ndërsa vetëm një zjarr vazhdon të jetë aktiv në Parkun Kombëtar Jasen, në komunën Brodit.

Zjarret e shuar gjatë kësaj periudhe përfshijnë zona në komunat Tetovë, Strumicë, Novac, Veles, Gostivar, Karbinci, Manastir, Prilep, Kumanovë, Jegunovcë, Saraj, Rankovcë, Kërçovë, Vallandovë dhe Studeniçan. Shumica e tyre janë në vegjetacion të ulët ose janë mbeturina të djegura.

Autoritetet po vijojnë me ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve dhe apelojnë për kujdes maksimal në këtë periudhë të thatë për të parandaluar zjarre të reja që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë dhe sigurinë publike.

Trending