Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka prezantuar projektin për parkun e ri në këtë komunë.
Sipas tij, kjo do t’i jap frymëmarrje të re Çairit, por edhe tërë Shkupit.
Sot, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, prezantova një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Çairit, Parkun e Ri, një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale që do t’i japë frymëmarrje të re Çairit tonë, por edhe gjithë Shkupit. Ky projekt, i përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike, do të realizohet sapo të marrë detyrën kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencat e të cilit është ky park.
Me këtë projekt, që është më shumë se thjesht një park, vazhdojmë modernizimin e Çairit, e bëjmë atë më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për familjet tona, fëmijët tanë dhe gjeneratat që vijnë.
Projekti përfshin:
• Sipërfaqe të gjelbra moderne
• Zona për fëmijë dhe të moshuar
• Pista për ecje dhe xhiro
• Hapësira kulturore dhe rekreative
• Ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta Me zemër për Çairin tonë!










