Sot (15.08.2025), rreth orës 16:15, policia e SPB Tetovë ka arrestuar S.M. (19) nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, i cili u kap në flagrancë duke vënë flakën në kabllo dhe duke shkaktuar zjarr në mbikalimin hekurudhor në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, falë ndërhyrjes së shpejtë të Departamentit të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri u shua para se të përhapej. I riu po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një raport përkatës.










