Trendy

Kasami dhe Durmishi në terren: Banorët e rrugëve 185-186 do ta ndjejnë ndryshimin

Para 7 muaj

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vizituan lagjen A.J – Zhurçin, ku u njoftua fillimi i një projekti të rëndësishëm urban.

Banorët u takuan me përfaqësuesit e komunës, dëgjuan shqetësimet e tyre dhe morën lajmin e mirë: do të fillojë ndërtimi i kanalizimit atmosferik me gjatësi 400 metra në rrugët 185 dhe 186, si dhe ndërtimi i rrugëve moderne që do t’i japin lagjes një pamje tërësisht të re.

Ky projekt nuk është vetëm një punim infrastrukture, por një investim në dinjitetin dhe jetesën e banorëve, duke realizuar një pritshmëri që ka zgjatur vite. Kryetari Kasami theksoi: “Ne nuk bëjmë premtime boshe, projektet i bëjmë realitet.”

Trending