Trendy

Aksident horror në Shkup – i riu përfundon në gjendje kritike

Para 7 muaj

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mbrëmë lagjen Zelezara të Shkupit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, rreth orës 21:20 në rrugën “Gemixhiska” ka ndodhur një përplasje mes një veture pasagjerësh tip Ford, të drejtuar nga 58-vjeçari Sh.K. nga Shkupi, dhe një motoçiklete Hamachi, e drejtuar nga 21-vjeçari A.G., po ashtu nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku mjekët kanë konfirmuar gjendjen e tij kritike. Në vendngjarje ka intervenuar ekipi i SPB Shkup, i cili po heton rrethanat e plota të aksidentit.

Trending