Trendy

Skandal i rëndë në Shkup: I riu shpërndante materiale pedofilie në Telegram

Para 6 muaj

Më 21.08.2025, Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër F.M. (27) nga Shkupi, për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë me fëmijë”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 193-a, paragrafi 3 i Kodit Penal.

Pas marrjes së informacionit nga policia gjermane për një hetim të zhvilluar lidhur me abuzim seksual të fëmijëve dhe posedim e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të tillë, si dhe se bëhej fjalë për një profil në aplikacionin Telegram, me numër telefoni dhe adresë IP nga Maqedonia e Veriut, Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së ndërmori masa dhe aktivitete për mbledhjen e provave. Pas identifikimit të përdoruesit, më 20.08.2025, me urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup për kontroll në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, urdhër për kërkim të sistemit kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike, si dhe urdhër për sekuestrim të përkohshëm të të dhënave kompjuterike, policia zhvilloi bastisje në shtëpinë e F.M. (27), ku u gjetën dhe u sekuestruan objekte për procedurë të mëtejshme.

F.M. është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë, ndërsa Prokurori Publik nga Prokuroria e Shkupit është njoftuar për procedurat e mëtejshme.

Trending