Marina Fara, e njohur gjithashtu si Roxhensa Kapurani, vajza e këngëtares së famshme Eli Fara, është ndaluar nga policia në Vorë pasi u kap me një sasi të vogël kokaine. Autoritetet raportojnë se në portofolin e 39-vjeçares u gjetën 4.4 gram kokainë. Para uniformave blu, Marina pranoi: “E kisha për përdorim personal kokainën.”
Ky nuk është rasti i parë ku Marina lidhet me ngjarje të tilla. Pesë vite më parë, ajo u përfshi në përgjimet e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar për trafik droge dhe aktivitete kriminale të lidhura. Burimet thonë se Marina kishte ndihmuar dy të dyshuar që të arratiseshin pas transportimit të drogës, duke shkuar për t’i marrë pasi ata braktisën makinën dhe udhëtuan në këmbë.
Operacioni “Mezhgorani” përfundoi me arrestimin e mbi 30 personave për akuza si “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për Marina Faran, policia atëherë kryente vetëm një kontroll në banesë.










