MPB njofton se me datë 24.8.2025, rreth orës 17:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Bogovinë – f. Selcë Keç, komuna e Bogovinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A. (19) nga f. Bogovinë dhe një automjeti “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.Sh. (42) nga f. Selcë Keç.
Nga aksidenti ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasagjerja e automjetit “Opel”, H.Sh. (49), ndërsa me lëndime trupore janë lënduar edhe një pasagjere tjetër nga i njëjti automjet, N.Sh. (68), si dhe shoferi A.A. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Tetovë.










