Trendy

Tetovë: 75-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual ndaj të miturës

Para 7 muaj

MPB njofton se më datë 28.08.2025 në ora 17:00, policia e SPB Tetovë ka arrestuar Z.B. (75) nga rajoni i Tetovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”. Arrestimi vjen pas një denoncimi të bërë më 11.08.2025 nga një grua 42-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se Z.B. kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.

Me urdhër gjyqësor, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, një laptop, një pajisje resiver dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzimi përkatës.

Trending