Trendy

Bilall Kasami: Qytetarët e Bërvenicës janë të gatshëm për ndryshim

Para 7 muaj

Mbrëmë koalicioni VLEN bëri hapjen solemne të shtabit zgjedhor në Bërvenicë, ku u prezantua edhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar komune, Haqim Ramadani.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një statusi në Facebook ka theksuar se përkrahja e qytetarëve ishte dëshmi e qartë e gatishmërisë për ndryshim.

“Mbrëmë në hapjen solemne të shtabit zgjedhor dhe prezantimin e tij si kandidat për kryetar komune nga VLEN, u pa qartë se qytetarët e Bërvenicës janë të gatshëm për ndryshim. Energjia dhe përkrahja e mbrëmshme dëshmuan se Haqimi përfaqëson profesionalizmin, integritetin dhe vizionin e duhur për ta çuar përpara komunën e Bërvenicës,” ka shkruar Kasami.

Trending