Trendy

“Gruevski fantazmë në Çair” – Mexhiti akuzon Osmanin për takim sekret në Budapest

Para 10 muaj

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur prej 7 vitesh në Hungari, është rikthyer si temë në fushatën për Çair.

Kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se kundërshtari i tij nga BDI, Bujar Osmani, gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm, është takuar fshehurazi me Gruevskin në Budapest.

“Unë pres përgjigje, jo të tallet me gazetarët dhe opinionin, por le të përgjigjet ka qenë ose jo. Po ose jo, mandej do të përgjigjem. Osmani tha që nuk është takuar? Nuk e tha ashtu, ai ironizoi opinionin, gazetarët dhe publikun. Unë them që ka qenë dhe do e vërtetoj. Keni dëshmi? Po. Kur do t’i publikoni? Kur do të duhet”, tha Mexhiti.

Trending