Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas sulmit ndaj dy nxënësve që ndodhi mbrëmë në qytet. Ai vizitoi të lënduarit dhe familjet e tyre, duke shprehur shqetësimin dhe dhimbjen për rastin që e quajti “akt të papranueshëm”.
“Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë”, theksoi Kasami.
Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, duke shtuar se ka garantuar familjarëve se institucionet do të veprojnë pa vonesë dhe autorët e dhunës do të përballen menjëherë me drejtësinë.










