Më 07.09.2025, në orën 08:30, në autostradën Shkup–Tetovë, afër nyjës së Grupçinit, policia nga Stacioni Policor për Siguri të Komunikacionit Rrugor – Tetovë ka arrestuar një 28-vjeçar nga Shkupi me iniciale B.I.
Ai po drejtonte një veturë të tipit “Golf” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 191 km/h, në një zonë ku kufiri i shpejtësisë së lejuar është vetëm 100 km/h.
Shoferi është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297a të Kodit Penal – “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.










