Arben Fetai, nga koalicioni VLEN, njoftoi hapjen e katër shtabeve zgjedhore brenda një dite të ngjeshur, në Prespë, Dollnen, Manastir dhe Krushevë.
Dita nisi në Prespë, ku Fetai theksoi rëndësinë e trashëgimisë shqiptare dhe ndjeu mbështetjen e fuqishme të banorëve. “Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve”, u shpreh ai.
Në Manastir, qyteti i Alfabetit, ai foli për vizionin e përbashkët dhe nënvizoi se vetëm bashkëpunimi mund të sigurojë fitoren.
Në Dollnen, Fetai u takua me banorë punëtorë dhe mikpritës, ku së bashku me ta ngritën shtabin zgjedhor, duke i dhënë përkrahje kandidatit të VLEN-it për kryetar komune, Blerim Islamit.
Dita përfundoi në Krushevë, vend i qëndresës dhe sakrificës, ku u hap një tjetër shtab i fitores, duke theksuar se rruga e nisur është e drejtë dhe e pandalshme.
“Mbështetja po vjen nga çdo vend ku flitet shqip. Rruga që nisëm vitin e kaluar është shndërruar në një lëvizje të madhe për ndryshim, që garanton fitoren e shqiptarëve më 19 tetor”, nënvizoi Fetai.










