Trendy

Qendra Klinike e “ngulfatur” nga mbeturinat, ka dhe mbetje mjekësore

Para 7 muaj

Qendra Klinike “Nënë Tereza” “vlon” nga mbeturinat, madje në disa hapësira ka edhe mbetje mjekësore. Qytetarët shprehin revoltë për higjienën në klinikë. Sipas tyre pamjet me mbeturina në oborret e qendrës klinike janë të neveritshme pasi bëhet fjalë për institucion shëndetësore ku njerëzit kërkojnë shërim dhe kujdes mjekësor.

“E shëmtuar, e shëmtuar. A kjo është Klinikë? Kjo nuk i ngjanë deponisë që ndodhet në Lisiçe, e lëre më në Klinikë. E ndyrë, Shkupi në përgjithësi është i ndyrë”, u shpreh një qytetare.

“Mos edukatë, çfarë të ju them, qytetarë të pa ndërgjegjshëm. A duhet të ndodh kjo? Nuk duhet, të gjithë duhet ta dinë rendin si në shtëpi ashtu edhe gjithkund”, tha një tjetër qytetare.

“Unë më së shumti këtë e urrej në jetë, higjienën dhe mbeturinat. Kur shkon në Evropë, atje nuk mund të shohësh as mbeturinën më të vogël, njerëzit atje si mund të jenë ndryshe prej neve, ndërsa këtu mbeturina ka sa të duash”, theksoi një qytetare.

“Papastërti çka tjetër. Për shëndetin, me siguri jo diçka e mirë. A është normale të ketë kaq mbeturina? Sigurisht që jo, duhet të jetë e pastër, megjithatë gjithkund kjo është kështu me rrëmujë”, tha një qytetar.

“Jo higjienike, është jo humane edhe nga qytetarët, nuk duhet këto gjëra të mbeten këtu…”, u shpreh një tjetër qytetar.

Kontaktuam edhe Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” e cila është përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave, por nga atje nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk

Trending