Mendoj se diferenca do të jetë e madhe”, tha Arben Taravari teksa foli për rezultatin e zgjedhjeve lokale pas Kuvendit të ASh-së, njofton Top24.
Ai tha se pret një rezultat prej 2 me 1 në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim.
“Mendoj se diferenca e AKI-t me VLEN-in do të jetë 2 me 1”, tha Taravari.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së tha se katër komuna do t’i fitojë kjo parti që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 19 tetor 2025, njofton Top24.
“Unë besoj se prej 7 komunave që pretendojmë t’i fitojmë si AKI, 4 komuna do t’i fitojë Alenca për Shqiptarët prej raundit të parë”, tha Taravari.
Ai bëri të ditur gjithashtu se kanë kaluar edhe listën për këshilltarët komunalë.
“Besoj se edhe aty kemi zgjedhur cilësi”, tha Taravari.










