Trendy

Aksident i rëndë në rrugën Tetovë – Jazhincë, tre persona të lënduar

Para 6 muaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magistrale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Tearcë, ku janë përplasur dy vetura.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia dhe shërbimet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që së shpejti të jepen edhe detaje zyrtare mbi shkaqet dhe gjendjen e të lënduarve. /tetova1/

Trending