Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka demantuar sot pretendimet e publikuara në një emision në rrjetet sociale, të cilat e lidhnin udhëtimin e tij të 27 tetorit 2024 me Beogradin.
Sipas Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, udhëtimi i përmendur nuk ka qenë në Beograd, por në Preshevë, dhe asnjë gazetar ose medium nuk ka kërkuar informacion zyrtar për këtë çështje, duke konfirmuar natyrën joprofesionale dhe tendencioze të publikimit.
Gjithashtu, Kabineti rikujton se, sipas ligjit, Kryetari i Kuvendit është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPB-së, dhe paraqitja e këtij detyrimi si një “sensacion” përbën një përpjekje të qartë për manipulim të opinionit publik.
Kryetari Afrim Gashi vazhdon të kryejë detyrat e tij institucionale me transparencë dhe përkushtim, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.











