Më 27 shtator 2025, rreth orës 20:03, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Poroj të Tetovës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A. (61) nga fshati Sedllarcë e Epërme, ka goditur këmbësorin M.A. (69) nga Poroj.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendngjarje ka dalë një ekip hetimor i SPB Tetovë, në prani të Prokurorit Publik, i cili ka kryer inspektimin e plotë.










