Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë pamje nga punimet e realizuara në fshatin Pallaticë, duke theksuar se puna nuk ka përfunduar dhe se projektet e reja janë në vazhdim.
“Pallaticë, punuam shumë por ende nuk e kemi thënë fjalën e fundit. Kemi edhe shumë punë të tjera në vazhdim. Emanetin që ma keni dhënë, nuk e harroj kurrë”, ka shkruar Sejdiu në postimin e tij.
Ai u ka bërë thirrje banorëve që të vazhdojnë mbështetjen për të çuar përpara zhvillimin e Pallaticës.
“Falënderim i pafund për besimin tuaj. #voto_7”, ka përfunduar Sejdiu, duke bashkëngjitur disa fotografi nga projektet infrastrukturore të realizuara në këtë vendbanim.










