Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, gjatë pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor, për samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Rama dhe Kurti u shfaqën të qeshur gjatë takimit me njëri-tjetrin, ku kryen edhe foto së bashku.
Pas këtij takimi nuk munguan pyetjet nga gazetarët, lidhur me raportet mes tij dhe Kurtit.
“A e do, a se do? A të do, a s’të do? Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela. Nuk i përgjigjem“, u përgjigj shkurt Rama.





