Një sulm fizik është raportuar në qendër të Tetovës. Më 14 janar 2026, rreth orës 19:00, në SPB Tetovë është paraqitur G.GJ. (42) nga Tetova, i cili ka denoncuar se rreth orës 18:00 është sulmuar fizikisht në rrugën “Pitu Guli”.
Sipas deklarimit të tij, sulmi është kryer nga një person me iniciale XH., i cili dyshohet se është i punësuar në sektorin privat. Për shkak të natyrës së incidentit, policia ka nisur menjëherë procedurat për zbardhjen e rastit.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po merren masa për identifikimin e plotë të autorit dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.










