Trendy

​Kapiteni i Policisë së Kosovës Visar Shala diplomoi në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Para 58 minuta

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e diplomimit është mbajtur në Quantico të Virxhinias, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të institucioneve të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në ShBA, në këtë sesion kanë marrë pjesë gjithsej 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe 29 vende të tjera.

“Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në ShBA.

Trending