Trendy

Kontrolle intensive në trafik në rajonin e Tetovës: 114 shkelje të evidentuara brenda një dite

Para 2 muaj

Gjatë ditës së djeshme, më 15 janar 2026, në territorin e SPB Tetovë është realizuar aksion i zgjeruar për kontrollin e automjeteve dhe shoferëve, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sanksionuar 21 shoferë për parkim të parregullt, prej të cilëve 10 në Tetovë dhe 11 në Gostivar. Po ashtu, 21 automjete janë larguar nga komunikacioni me automjetin special “merimangë”. Përveç kësaj, janë evidentuar edhe 93 kundërvajtje të tjera në trafik, përfshirë shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga SPB Tetovë apelojnë për respektim të rregullave në trafik, duke theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Trending