Trendy

Abdush Demiri u zgjodh nënkryetar i KShZ-së

Para 1 javë

Ja reagimi i tij i pare pas zgjedhjes:

Të nderuar miq, kolegë dhe bashkëqytetarë,

​Me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, ju njoftoj se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, jam zgjedhur në pozitën e Nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

​Ky besim i dhënë me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit është jo vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një obligim i madh për të shërbyer me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm në mbrojtje të votës së lirë dhe proceseve demokratike në vendin tonë.

​Zotohem se gjatë mandatit tim do të angazhohem maksimalisht për:

​⚖️ Transparencë të plotë në çdo proces zgjedhor.

​🛡️ Mbrojtjen e standardeve më të larta ligjore dhe kushtetuese.

​🤝 Bashkëpunim konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike.

​Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim. Besimi juaj është forca ime për të punuar me nder dhe përkushtim!

​Me respekt,

Trending