Përmes buxhetit të shtetit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit deri më 4 shkurt do të blejë vepra artistike për vitin 2026. Një person më së shumti mund të propozon tri vepra.
“Me qëllim inkurajimin e artit bashkëkohor, zhvillimin e kulturës artistike, sigurimin e vazhdimësisë në zhvillimin e skenës artistike maqedonase dhe pasurimin e koleksioneve në institucionet kombëtare në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të blejë vepra arti në vitin 2026 – vepra arti në fushën e arteve pamore në format galerie, me fonde nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026”, raportoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Në Konkurs theksohet se veprat do të shpërndahen në institucione ë ndryshme nacionale.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 4 shkurt, ndërsa propozimet do të vlerësohen nga Komisioni profesional, ndërsa propozimet mund të dorëzohen nga subjektet juridike dhe fizike që janë shtetas të RMV-së.
Propozimet duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë ose përmes postës.










