Kryetari Komunës së Tearcës, Daut Memishi ka bërë të ditur se të rinjtë e komunës së Tearcës fshinë vullnetarisht afishet me përmbajtje kundër shqiptarëve., informon portali “tetova1”.
“JO gjuhës së urrejtjes!
Pas ekspertizës nga organet kompetente, të rinjtë e komunës së Tearcës fshinë vullnetarisht afishet me përmbajtje kundër shqiptarëve. Në komunën tonë nuk ka vend për nxitje të urrejtjes apo prishje të marrëdhënieve ndëretnike.
Bashkëjetesa, respekti dhe uniteti do të mbeten vlera të panegociueshme”, ka shkruar Memishi.
Sot banorët e Komunës së Tearcës u zgjuan me afishe “Smrt za Shqiptari” te stadiumi i Tearcës.
Banorët shqiptarë kanë reaguar duke shprehur habinë për këtë mbishkrim kur dihet se në ketë stadium frekuentojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit.
Banorët kërkuan nga policia që të ndërmerren veprime konkrete në zbardhjen e autorëve të këtij mbishkrimi.
/tetova1/





