Një debat i zakonshëm për një vendparkim ka përfunduar me dhunë fizike mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në Gostivar.
Sipas njoftimit të DPB Gostivar, rreth orës 19:25, B.M. (48) dhe djali i saj D.S. (20), banorë të Gostivarit, kanë paraqitur në polici se në rrugën “Goce Dellçev”, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, janë sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre I.Q. (66), i cili dyshohet se ka përdorur edhe një objekt të fortë gjatë sulmit.
Vetëm 20 minuta më vonë, konkretisht rreth orës 19:45, i dyshuari I.Q. është paraqitur vetë në stacionin policor, ku është intervistuar nga zyrtarët kompetentë.
Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat procedurale për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Rasti po trajtohet si konflikt ndërfqinjësor me elemente të dhunës fizike.





