Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Rishtazi” të KohaCast, ka konfirmuar se është formuar një komision i posaçëm për të hetuar përmendjen e Maqedonisë në dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, lidhur me skandalin Jeffrey Epstein.
Sipas këtyre dokumenteve, një profesor i Universitetit të Kolumbias, me origjinë nga Maqedonia, dyshohet se ka qenë i përfshirë në prokurimin dhe eksportimin e trurit të njerëzve nga vendi për eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara. Raportet flasin për rreth 1,000 tru njerëzor, disa prej tyre nga persona që kishin kryer vetëvrasje.
Hetimi pritet të jep detaje nëse familjet e të ndjerëve kanë dhënë pëlqimin e tyre për përdorimin e organeve, apo nëse institucionet e Maqedonisë kanë qenë në dijeni dhe kanë dhënë leje për një eksport të tillë.
Komisioni i formuar do të ketë për detyrë të verifikojë të gjitha pretendimet, të sqarojë rolin e institucioneve vendore dhe të japë transparencë për opinionin.
Ministri Aliu theksoi se Maqedonia nuk mund të mbetet e përmendur në një skandal kaq të madh pa një hetim të plotë dhe pa përgjigje të qarta për qytetarët.










