Trendy

Kontrollet në trafik: 21 shoferë të sanksionuar për parkim të parregullt në Tetovë

Para 18 orë

Gjatë ditës së djeshme (02 shkurt), në zonën e SPB Tetovë është realizuar kontroll i shtuar i automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Si rezultat, janë sanksionuar gjithsej 21 shoferë për parkim të parregullt.

Po ashtu, janë evidentuar edhe 22 kundërvajtje të tjera në trafik, prej të cilave 17 janë regjistruar në Tetovë dhe 5 në Gostivar, për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor.

Policia apelon për respektim të rregullave të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Trending