Trendy

Dosja Epstine: A kishte “tru nga shqiptarët” të dërguar në SHBA

Para 3 orë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e veprimtarisë shkencore-kërkimore, lidhur me debatin aktual publik për një studim shkencor mbi mostra të trurit mes Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ASHAM, shkruan Top24

Nga ministria bëjnë të ditur se nga Fakulteti i Mjekësisë janë informuar se puna shkencore-kërkimore me material biologjik që përmban karakteristika gjenetike është rreptësisht e rregulluar me ligj. Aktivitetet e tilla rregullohen me Ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore, Rregulloren për hulumtime klinike, si dhe me udhëzimet për transferimin, transportin, paketimin dhe shënjimin e materialeve biologjike

Por aktualisht as Ministria e Shëndetësisë as nga Akademia e Shkencave nuk kanë deklaruar se sa mostra janë dërguar në SHBA dhe nga cilët pacien janë marrë sidhe nëse kanë pasur pëlqim nga familjet e të ndjerëve.

Duke u nisur nga ajo që Maqedonia është shtet multietnik dhe si tillë e përbëjnë dy etnitë më të mëdha shqiptarët dhe maqedonasit ndërsa po ashtu edhe etnitete të tjera. Deri tani nuk është bërë e ditur ce përveç sasisë dhe nga cilët nacionalitete janë marrë këto monstra.Top24

Trending