Trendy

Bastisje në Gostivar: Gjendet marihuanë, arrestohet një 26-vjeçar

Para 3 orë

Më 03.02.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria H.D. (26) nga Gostivari, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar, është realizuar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku po ashtu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Trending