Gjatë ditës së djeshme (03 shkurt), në zonën e SPB Tetovë është realizuar aksion i zgjeruar për kontroll të automjeteve dhe shoferëve.
Policia ka sanksionuar gjithsej 24 shoferë për parkim të parregullt (19 në Tetovë dhe 5 në Gostivar), ndërsa 20 automjete janë larguar me automjetin special “merimanga”.
Po ashtu, janë evidentuar edhe 89 kundërvajtje të tjera në komunikacion, prej të cilave 74 në Tetovë dhe 15 në Gostivar.










