Trendy

Sulejmani: BDI të pajtohet se është opozitë, jo t’i vardiset VMRO-së

Para 2 muaj

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në emisionin “Rishtazi” në “Koha cast” ka thënë se BDI duhet ta pajtohet me realitetin se është parti opozitare dhe e ka akuzuar të njëjtën për vardisje të vazhdueshme ndaj VMRO-së për të qenë pjesë e qeverisë.

Sulejmani ka thënë se si VLEN vazhdimisht punon për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Problemi i BDI-së është se ende nuk është pajtuar me realitetin se është parti opozitare. Vazhdimisht po shohim mënyra të ndryshme për vardisje ndaj kryeministrit që me çdo kusht të jenë pjesë e qeverisë. Ata sipas informatave tona kanë pranuar të jenë pjesë e qeverisë edhe me një ministri më pak se VLEN dhe pa kryeparlamentar, pra nuk po zgjedhin mjete dhe fatkeqësisht nuk e kanë pranuar realitetin që ua kanë treguar shqiptarët”, ka thënë Sulejmani.

Sipas tij, sa më shpejt që opozita e kupton dhe sillet në mënyrë konstruktive, “aq më shpejt do t’i tejkalojmë problemet që kemi me opozitën shqiptare”.

“Neve na duhet një opozitë që për çështje të caktuara të jetë ndihmesë e jonë për të mirën e përgjithshme”, është shprehur ai.

VLEN funksionon si një, është respektuar parimi i partneritetit me VMRO-në

Ai shtoi se pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve, populli e dha mesazhin e qartë: se VLEN-in duan ta shohin bashkë si një subjekt politik”.

“VLEN funksionon si një dhe ka plot të arritura”, ka thënë tutje Sulejmani.

Ndërsa, sa u takon raporteve me VMRO-DPMNE-në shtoi se koalicioni qeveritar është ndërtuar në bazë të parimit të partneritetit dhe kështu është duke funksionuar.
“Kur i shohim arritjet që kemi bërë për këtë periudhë kohore është respektuar në masë të madhe parimi i partneritetit me VMRO-në dhe ZNAM-in”, nënvizon Sulejmani.

Trending